…ktô dyja shkôjn njôna-me-tjetrën.

Njérzit e prirun për kah e vërteta, shërohen. Edhe njérzit e prirun përkah shërimi, e gjôjn të vërtetën. Kto dyja jôn drita e hija.

Kur njêri osht në kërkim të së vërtetës, qênja e tij/saj medoemos thellohet. Sepse e vërteta nuk mund të gjendet në sipërfaqe, as nëpër forma të rrejshme, as nëpër maskime, as n’kamufllime. 

E vërteta osht ma fêllë se oqeani. Ma e nâltë se bjeshka. Ma e ômël se mjalta. Ma goditëse se rrufeja. 

Ajo osht inspiruese e frymëzuese. T’a hjêk frikën. T’a dêrgj budallakîn. T’a shëron hipokrizinë. T’i myt dyshimet. T’I çrrënjos ngujimet. TiI hjek prangat. T’i jep flâtrat. Të pjêk, e nuk të djêg. Osht e çiltër, e sinqêrt. 

E vërteta ‘nuk ia vêt’ dâjt as tezet shoqnîs, edhe përfaqësuesve të saj nëpër pozita akademike e politke, fetare e biznisore. Ajo veç – Funksionon. E pamvârun e solemne.  E lumtûn e e pandikûme.

Kudo që shkon, e vërteta pastron. Ajo i trând e i shémb të korruptuemet e të korruptuemit. Ia u shkûnd tokën nën temelet që s’i kàn. 

E vërteta osht vetëtima. Rréna osht bubullima. 

Plot njérz bubullojnë me mendime. Po pak njérzt vetëtôjn me inspirime. 

Nuk ka rrufépritës që e pret inspirimin. Se e vërteta osht e pa-kapshme. E Pa-arritshme. Ajo i mbërrîn veç ata njérz që dôjn me mbërri até. Që nuk tuten me lshû até që mendôjn që osht e vërtêt, prej tutës mos po iu dêl edhe nji rrénë.

E vërteta osht Solemne. E qetë edhe njikohsisht Dinamike. Osht vorbull e ngjyrave të ylberit që shkrihen në tingujt ma të bukur, t’u e ushqy shpyrtin deri në pafundësî.

E vërteta, osht meritore. Ajo osht e pamvârun prej titujve e pozitave, po i përcjell veprat e thêlla. Ajo kêsh me xhemate e grupe, me klika e klane, me rrâth që sillen rreth uqkurit të vet. Në t’vërtêt, ata që sillen e pshtillen nëpër kurthet rrethore të shoqnîs, as nuk mûjm me fôl për t’vërtetën. 

Se, qysh ki me fôl për diçka që s’e ke shijû? 

Edhe kur tentôjn me fôl, osht sikur lulet edhe pémt e pllastikës, as nuk kàn erë as nuk kàn shije. As nuk kàn dritë, as hije. 

Sepse dritën duhet me – Meritû.

Veç kur je Hija e TIJ.

Lavdû kôft Nji Pérenî.

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish