Shoqnija osht vendi ku zgedhim me ârdh në nji jetë, konform eksperiencave që kemi nevôj me i përjetû.
Në esencë shoqnija osht shuma e shùm rrathëve të lakûm e pak dréjtëzave të drejtûme.
Rruga prej rrethit në drejtëz quhet individualitet origjinal.
Kjo trajektore ka të bâj direkt me përgjegjësinë e njêrit ndaj përmbajtjes së tij edhe me përgjegjshmënîn që e ka ndaj rrethanave shoqnôre.
Vullneti për ‘me ndryshû shoqnîn’ osht veti e njérzve që kàn mirësi, po aftësija për me pranu që vetja osht pjesë përbâmëse e problemeve shoqnôre, osht veti e njérzve që kàn dëlirësî.
Bota kryesisht osht mashtruese sepse shqisat i kemi të orientûme kah e jàshtmja. Mjeshtrit e manipulimeve shoqnôre jòn qendrat rrethore. Çdo rreth e ka nji strukturë që kufizohet me injorancën e liderit.
‘Set-up’-i i çdo shoqnije osht që me e tjetërsû njêrin, me ia parandalû origjinalitetin edhe arsyen e ekzistencës së tij. Sidomos në shoqnîtë e korruptûme, duhet karakter i jàshtzakoshëm edhe théll-besim Absolut n’Pérenî në mënyrë që me parandalu përbimjen prej vorbullave të rrathëve shoqnôr.
Njérzit jòn qénje të grahuna prej programeve të tyne mentale e shpyrtnôre. Edhe jòn n’gjendje me ‘shku pòsht’ për tô, përderisa nuk pastrohen prej tyne.
Çdo rreth shoqnôr, pa mârr paraysh natyrën dhe funksionin e tij, i ka veç dy kategori: Përfituesit edhe të shfrytëzûmit. Përfituesit jòn lideri edhe klika e pâr përreth. Derisa tjerët jòn ‘material shpenzues’.
Rrathët shoqnôr të cilëve iu takôjm jòn pasqyrim i përmbajtjes tonë. Problemi kryesor i çdo rrethi osht mungesa e lirîs qénjësôre, rrjedhimisht ajo e mendimit dhe veprimit të lirë.
Dinamika alternative osht komunikimi mes nji drêjtze dhe rrâthëve shoqnôr. Osht shùm interesant, sepse në fillimet e zhvillimeve të veta, çdo individ që ka premisa lirije e përparimi të vërtêt, e ndjen presionin e rrâtheve, frustrimin personal, edhe etiketimin si ‘delja e zezë’ meqë osht ndryshe prej rrethit.
Kur je drêjtëz, rrethi osht knàqsi. Kur je rreth, dréjtza duket rrezik. Sepse kontura e rrethit osht negacioni, mohimi dhe tjetërsimi i përceptimit të realitetit. E realitetin nuk mundesh me njôft pa kôn vetja origjinale.
Edhe njérzit mbrénda rrethit, jo qe dûhen mes veti, n’fakt n’shumicën e rasteve kàn antagonizma t’hatashme, po jòn të lidhun me kusure të përbashkëta si rrjeta e marimongës, prej të cilës s’mûjn me dâl. Jon ‘stuck’ me nji fjâl.
Qasja që e promovôjm përmes Seminareve Ho’oponopono edhe seancave 1-1, osht shlirimi prej kusureve të përbashkëta me rrâthet të cilëve iu takôjm edhe shërimi prej kontributeve tona në problemet e tyne.
Kjo vlen sidomos në politikë, me ç’rast për hér të parë si person Absolutisht Jopolitik, po e boj të ditun që jom i gatshëm me i ndihmû secilit prijës që osht i interesûm me u msû me i zgjîdh problemet e veta, e sidomos ato shoqnôre, me të cilat tentôjn të merren. Prandaj iu ftôj krejt juve që jeni afër tyne, t’ia bôni me dije këtë mundësi, e cila medoemos do t’iu sjell lirî, rahati, atyne edhe krejt përcjellësve të tyne.
Fakti lehtësisht i obsevueshëm osht që në shoqnîn tonë kët çerek shekulli màs luftës kemi veç ‘shllajfitje në vend’, pa asnji përparim esencial, po me shùm tentime formale. Osht koha edhe ka ârdh mundësija që – individët – e përgjegjshëm me u shëndrru nga vorbulla e rrethit, në Drît Pérenije.
Me kôn burim ditunije, lirije, fuqije e mirësije.….absolutisht të pamvarun prej çdo budallakije.
Iu faleminderit,
Rinon Hoxha

0 Comments