📚 Osht hera e e pâr në histori që në trojet tona vjen kjo ditunî, perfekte për pastrim shpyrtnôr, e shqypnûme nga Rinon Hoxha. “Kunôrzimi i Vétdijes” osht e shkrûme nga Morrnah Simeona përmes autorit Michael Micklei. 📚

Ky libër përmban 3 libra në vete: Nivelin Bâzë, Nivelin e Avansûm dhe Nivelin Mjeshtnôr.

Proceset që përshkruhen në libër, i mundësôjn çdo njêri të përgjegjshëm me i adresû, trajtû dhe zgjidhë – të gjitha llojet e problemeve personale e ndërpersonale – përmes dorës Hyjnôre.

🌺 Fjâla ‘Ho-o-pono-pono’ në shqyp do me thôn: m’i kthy gjânat mbâr-e-mirë. 🌺

📖 Për me e porsitë librën, mund t’a kontaktoni Rinon Hoxhën në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.


Ho-o-pono-pono e Morrnah Simeonës

Morrnah Nalamaku Simeona (1913 – 1992) osht qénja njérzôre, vepra e së cilës osht rrjêdh e plotë hyjnôre. Procesi i saj Univerzal i qûjntun ‘Ho-o-pono-pono’ osht mrekulli përtej çdo mendjeje e ma së afërti çdo zemreje.

Shùm prej juve mundeni me e dît termin ‘Ho’oponopono’ – po pyetni – a jòn ato lutje edhe praktika origjinalet? A osht qajo që mundet me bô mrekulli? Apo osht veç edhe nji metodë e shpikun rishtazi, që quhet Ho’oponopono?

Morrnah Simeona e ka zhvillu Ho’oponoponon origjinale e univerzale për me e mundësu që ky pastrim shpyrtnôr me u bô vét (kurdo edhe kudo), t’u e mundësu adresimin e çfaredo problemi, edhe t’u i përfshî krejt pjéstârët e nji problemi të dhânun. Krejt lutjet i drejtohen ekskluzivisht Krijuesit Hyjnôr. Ky zhvillim edhe përhapja e tij nëpër botë osht puna e Morrnah Simeonës.

Megjithatë, për shkak jokorrektësive të disa njérzve që vijnë pas saj, fjâla ho’oponopono sot osht e ndërlidhun me mantrën “I am sorry, please forgive me, I love you, thank you”. Po, kjo absolutisht s’ka lidhje me Ho’oponoponon Origjinale të Morrnah Simeonës.

Se qysh punon ho’oponopono e vërtêt, çfâr strukture ka edhe cilat jòn hapat e performimit të saj, të gjitha këto i gjeni në libër si dhe në Seminaret të cilat i mbâjmë.

Morrnah Nalamaku Simeona osht ndër njérzit ma të randësishëm edhe ma të vlefshëm të cilët kàn shkêl najhér në kët’ planetë. Vepra e saj jehon e shliron qénje tej-për-tej Univerzeve e sidomos në tokë ku aktualisht jemi.

Në fund, verzioni final i Morrnëhs nuk osht shfâq menjihér, por ka kalû nëpër përmirësime të shumta ndërmjet viteve 1972 edhe 1991, prej veç vét asaj. Verzioni përfundimtâr i saj osht kry derisa ajo ka jetu me Michael Micklei edhe Yvette Mauri në Gjermani.

Vetëm verzioni i saj i fundit osht i KOMPLETÛMI. Ky osht verzioni i finalizûm i Morrnëhs të cilin na e spjegojme në seminaret dhe librat tona.

Kët’ pasuni mundeni me pâs edhe ju, edhe hap-màs-hapi me u msû me i zgjidhë e adresû – të gjitha – çâshtjet e jûja, në mënyrë të Pamvârun.

Iu sygjeroj që me shfrytëzû, sepse kjo ndôdh nji hér në jetë.

Lavdû kôft Zoti i Vërtêt.




en_USEnglish