Kultura osht çdo send për të cilin nuk mundesh me fôl, po mundesh me bô.

Prandaj, osht e kotë me fôl për kulturë.

Iluzionistët e “shpërndamjes” kulturore i gjeni gjithkù, sidomos nëpër qytet ku zakonisht fshehen kafeve për – me fôl për kulturë. Ideja për me fôl për diçka vjen prej atyne që nuk e bôjn ate.

Megjithate, komentatorët jòn sorta ma e shpeshtë e njérzimit dhe për shkak të iluzionit të ditunîs kulturore, mûjn – m’u dôk cool, t’u e fôl ate që s’e bôjn.

Tash, t’kthehemi në bazë me ri-konsideru se çka osht përnime Cool:

– Cool osht kur pa asnji substancë narkotike mundesh me mbrrî – çfaredo gjendje të qénjes.

– Cool osht kur flet me vepër, e jo me fjâl.

– Cool osht kur je i hapun ndaj përparimit e i mbyllun ndaj kotësive analiste.

– Cool je kur nuk i thu vetit artist, po bon art.

– Cool je kur nuk e lejon veten me u rrethu me wannabe t’kulturës.

– Cool je kur e respekton çdo frymëmarrje që e ki n’kët tokë, si shâns me përparû e mos m’i bô Zotit shokë.

– Cool je kur pshton prej – krejt ideollogjive e pedigreve idhujtareske Shoqnôre.

– Cool je kur e din që përmbajtja jote t’a dikton – kryekput – jetën tonde.

– Cool je kur i pranon njêrzt qysh kàn qef m’u shitë, derisa n’brendi e din sàkt se kush jòn edhe ku jòn.

– Cool je kur – asnjo – prej dukunive politike nuk t’a lûn paqen.

– Cool je kur i fshîn krejt ndërmjetsuesit me gomën e pastërtîs.

edhe

– Cool je kur punon vazhdueshëm për mbajtjen e lirîs.

Kjo osht Cool-tura.

Sa prej njêrzve i dini të jenë të tillë?

Paqe, e lavdu kôft Zoti ma i nâltë e ma i mirë.

Rinoni

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish