Krizat jòn shâns e shkëlqyeshme për me gjetë zgjidhje të shkëlqyeshme.
Ajo çka po shohim sot osht kulmim i simptomeve problematike të cilat lehtësisht kàn mûjt me u parandalû, po t’i kishte vnû vesh dikush projektit “Lirimi i Edukimit” të shfaqùn publikisht prej meje para rrafsh 10 vjete.
Hapi Zero i orentimit të dûhun shoqnôr drejt dritës së edukimi të vërtêt, osht: Ndamja e tànsishme e Politikës prej Edukimit, në të gjitha nivelet e Arsimimit, prej Ministrisë deri te Drejtoritë Komunale Arsimore.
Involvimi direkt në politikë edhe politizimi, e parasupozojnë të njêjten gjâ: Mungesën e Vetëdijes.
Por, masat e diktojnë realitetin shoqnôr, derisa individi i përgjegjshëm e dizajnon realitetin personal, përmes dorës Hyjnôre.
Hapi i parë, pas hapit zero osht ajo që tashmâ shoqnîtë ma t’përparûme e kàn zgjidhë. Mënyra se si e kishin zgjidhë, edhepse e kòm me të ndëgjûme, më pëlqeu pa masë. Osht fjâla për Finlandë:
- Caktimi i rrogave më të larta në shoqnî, për puntôrët e arsimit
- Krahas rrogave, caktimi i kritereve më të larta si kusht për pjesëmarrje në procesin arsimôr.
Vetëm këto dy kushte, e vetë-filtrôjnë çdo gjâ, edhe ate qysh osht ma së miri: E para – motivimi, E dyta – filtrimi.
Thjeshtë?
Nëse najhér implementohen hapi zero dhe nji në këtë vend, atëhêr do t’i kemi punët mirë si shoqnî.
Përndryshe, i mbetet individit me e eduku vetën edhe familjen e tij.
Lavdû kôft ma i Nâlti e ma i afërti Pérendî.
Paqe,
Rinon Hoxha

0 Comments