Gjendja e qénjes diktohet prej storjeve qe i tregojmë e i bartim.
Sa ma mirë e formûme storja, aq ma mirë formësohet qénja.
Thashethémi osht storje e gjymtûme, sepse njérzit që e bartin e e transmetojnë ate jòn të gjymtûm. Rrjedhimisht, ata që jòn entuziastë të thashethémeve kàn shuuum probleme: qenjësore, fizike, emocionale e shpyrtnôre.
Ata njérz i keni leht me i identifikû. Si n’familje, si n’rreth ma t’gjôn, si n’shoqnî. Derisa mund të jenë njérz të ndryshëm, emëruesin qenjësôr e kàn të përbashkët: Ushqim i forcave të zeza.
Kjo i manifestohet ne fytyrë: Të përhimt. Kallzôjn shùm ma të vjetër se sa që jòn. Jòn të varun prej intervenimeve të jashtme derisa tentôjn me rregullu çâshtje të brendshme. Jòn krijesa me inteligjencë mediokre që knaqen “t’u ia kâjt dertin dikujt”. Ushqehen me kënaqësi që buron në poshtërsî derisa i trajtojnë problemet e të tjerëve. Asesi nuk flasin as nuk i pranojnë sukseset e të tjerëve. Jòn hipokrit të vërtêt social. Jòn përhapës kronik të problemeve. Jòn krijesa të shëmtueta në dukje edhe në qénje, përkundër intervenimeve estetike.
Ky osht thashethemi: Mediumi përmes të cilit barten të gjitha sëmundjet psiko-somatike.
Prandaj, thashethémxhijtë jòn njérz rônd të sëmurë, mentalisht edhe fizikisht, por për shkak të mungesës së vetëdijes, nuk e vërejnë deri në shpërthimin eksploziv të krizës së thellë në sipërfaqe.
Thashethémi: Virtyti i njérzve pa virtyt.
Paqe,
Rinoni
Categories: blog
0 Comments