Shkollimi Nuk osht Ditunija.

Shkollimi osht Tentimi i njêrit m’u Eduku. 

….helbet mos po bôhet i ditun.

Ky osht keqkuptimi ma flagrant i njérve që e kàn mbështjêll vetën me letra: Sikur teshat pa trup.

Ata që ngajnë mas letrave, e nuk kàn vepër, jòn n’fakt t’u u mundû me kompenzû autoritetin e mungûm qenjësôr, përmes shkallëve formale.

Prandaj hapi zero, për m’i pa njêrzt qysh jòn, veç hiqjau autoritetin. Se edhe ashtu nji shumicë fallc kàn hyp nëpër pozitat që i kàn.

Autoriteti i Vërtêt i përcjell – VEÇ – ata njérz që jòn mjeshtër t’veprimit, kàn vepër, e nuk përcjellin letër. Ktà jòn njérzt me autoritet natyrôr, t’cilëve n’fakt “s’iu kërset” për autoritet, se fokusin e kàn n’mjeshtrî. 


Shih për këtë, Autoriteti Natyrôr i përcjêll si nji klysh i mirë…….bàshk me krejt letrat e mundshme që i ofron shkollimi formal.

Shkollimi formal njeriun e cekët e humb n’mal.

….edhe e bon krenar që s’po sheh ma shùm se ai terr.

Osht koha kur ata që dôjn m’i çêl sytë, me kqýr përfundi intelektit, përndryshe intelekti osht sipërfaqja e inteligjencës njérzôre. Prandaj kur i thuhet dikujt: “intelektual” ajo dmth “sipërfaqësôr”.

Edhe a nuk osht e vërtêt që ky vend – Kurr – ma shùm s’ka pasë njérz t’shkollûm, edhe kurr ma shùm s’ka pasë probleme?!

Po pra, sepse ai nivel jo që nuk dijnë me i zgjîdh problemet, por po i shumëzojnë ato.

…megjithate “janë të shkolluar”………..por edhe shumë të vonuar.

Ka kohë edhe n’jetnat tjera, po ma mirë m’i çêl sytë n’kët jetë, e m’u bô Njêri e Mjeshtër i Vërtetë.

Iu dëshiroj Paqe edhe Inspirim.

Lavdû kôft Zoti, i Ditunîs burim.

Rinon Hoxha

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish