Nëse mundesh me néjt Neutral ndaj ngjarjeve politiko-shoqnôre, ajo osht shéj e pastërtîs edhe e rahatîs’ brendshme.
Nëse dhezesh me “navijat” për até a kté lider a parti, ajo osht shéj e kusureve t’përbashkëta me ‘tà.
Nëse çohesh me mblêdh bërllogin tond, ajo osht shéj q’i po don me pshtû vetën, edhe me i lirû krejt ata q’i kàn punë me ty.
Nëse s’po t’pëlqen shoqnîja, ti je shtytësi kryesôr i ksâj shoqnije, e sidomos i mospëlqimeve tua ndaj saj.
Nëse bon me gisht kah tjerët, ai gisht t’bôhet bisht.
E nëse e mân fokusin n’oborrin tond, ki me gjetë boll e tepër bërllog me pastrû.
Po për m’u pastrû, duhet me pâs-tru.
Pérenija kôft livdû.
Paqe,
Rinoni
0 Comments