Njérzit i lexôjn Shkrimet e Shéjta sipas thellësîs që e kàn. Dikush endet nëpër tunele, dikush gropon me kaci, e pak-kush hâp minjerë.
Osht mirë me tentû me i lexû ato Shkrime si metafora maspari. Njo prej tyne osht Kijameti.
Râmja e maleve, fushave, luméjve, deri në shkatërrimin e tokës, e ka kuptimin e rilindjes qenjësore. Atehere kur fillôjn me râ bindjet e gabûme (malet), qénja e keqndërtûme (toka) edhe keqkuptimet ndaj vetës e jetës (qielli).
Ky proces shoqnôhet me shûm vështirësi të brendshme, por fundi përhér osht paqe edhe mirëqênje Absolute.
Nuk ka Kijamet ma t’madh se kur t’lëkunden temelet e asaj kush ke mendû që je edhe botën qysh e ke përceptû. Ky njihet si proces i Disiluzionimit – Vdisiluzionimit, atëhere kur krejt iluzionet përceptuale bijnë edhe zàvendsôhen me observim të pastër ndaj botës.
E kur lëkundet krejt ajo çka ke besû, nuk ki çare pa e lyp burimin e pandryshueshëm t’tàn Ekzistencës, Konstanten Solemne të jetës.
Zotin.
…i cili me Prezencë mund veç të përjetohet…. po asesi të diskutohet,…..përveç nëse tenton me lyp dîllin me llâmp t’dorës.
Atëhér e vëren që shpîja ku ke néjt deri tash, mô s’osht t’u t’zônë, ki nevôj me u zhvillû edhe kështjella me dritën tônde me marû.
…metafora…ajo që intelektin e shtin me flejt, e shpyrtin e gjàllnon.
E ti ki opsion: ose tunelet e urithave, ose mjeshtrinë e minjerës.
Paqe,
Rinoni
0 Comments