Krahasimi osht dukunija ma e shëmtûme ndërnjérzôre. Ata që krahasohen me tjerët, nuk kàn krah të vet. Prandaj lypin krahasim, që me iu ngjit krahëve që i kàn në mungesë.

Nânat zakonisht prijnë n’kët’ dukunî shoqnôre, t’u i krahasu, shty, e emocionalisht dhunû fmîjt e vet për “m’u bô ma t’mirët”.

Ato nâna i mbysin fmîjt e vet, me dorë t’vet. Për shùm arsye:

1. Kurrikulat shkollore, bàshk me librat shkollôr jòn t’shkrûme prej amaterave të edukimit. 

2. Edukimi osht shâns m’u bô njêri, e jo qen me ngâ mas ashtit.

3. Secili njêri, e veçanërisht secili fmi osht i pakrahasueshëm me tjetrin, për shkak të numrit të jêtnave t’kalûme që i ka jetu, mënyrës qysh i ka kalû ato jêtna edhe memorjeve e karmës që e ka trashëgu prej atyne jêtnave.

4. Me kòn krahasohesh, aty do t’ngujohesh.

5. Ata fmi do t’kenë problem të madh në ardhmëninë e tyne, sepse do t’jenë të programûm për gara shtazore, e jo të edukûm me premisa njérzôre.

6. Ato nâna paikshëm do t’a bàshkvûjn injorancën e tyne përmes fmîjve të tyne e me fmîjt e tyne.

7. Fmîjët e tillë do të ndjehen emocionalisht të dhunûm, përjetësisht. Përveç nëse kàn fat me u mârr intenzivisht me deprogramim personal.

Shpesoj ktô pika mjaftôjn që ndonji nân me u vetëdijësu çka osht t’u bô.

Nëse don me u krahasû me dikon, krahasohu me vetën e me krahët e tu. Veç n’at mnyrë mundesh me vrêjt rritjen tânde të vërtêt.

Paqe, e lavdû kôft Zoti që bjen edukim, inspirim e jetë.

Rinon Hoxha

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish