Krizat aktuale shoqnore jòn rezultat, pasojë, simptom i krizës së individëve përmbamës të kësaj shoqnije. Kriza ma e madhe nuk osht ajo monetare, as pozicionale-shoqnore – po kryekput: Ajo e Identitetit.
Shqyptarët mendojnë se dijnë se kush jòn, edhe në nivel kombëtar kjo osht e vërtetë. Po kombi osht një sub-nivel identiteti, edhe si i tillë nuk ka të bâj fare me njérzî. Problemet shfaqen një-pas-një kur njêri identifikohet me format qe i rrôk syni.
Kur njêri nuk e din se kush osht, ose kush osht i marûm me kôn mrenda….fillon me mimikën e dukunive që i observon me shqisa. Shqisat i observojnë simptomet, e meqë i observojnë simptomet, shkaqet përhere mbesin të pa-vërejtuna. Prandaj, njérzit grupohen rreth liderëve rrethorë si centrifuga të gjenerimit të krizave të njëpasnjëshme individualo-shoqnôre.
Derisa pyetja kulminante edhe themelore në këtë shoqnî, mbetet:
~ Qysh me kôn kongruent edhe i pacenueshëm qenjësisht në nji botë kaq imponuese edhe interferente?
Kjo osht pyetja që na shtyn kah origjinaliteti edhe mirëqenja e vërtetë e komplete qenjësore.
…se shpejti nji video diskurs spontan për këtë çashtje.
Kysmet.
Rinoni
0 Comments