Vërshima e intervenimeve sipërfàqsôre flet për pëmbysjen e vlerave shoqnôre. Për tejinvestimet në guacë, ku mungon margaritari.
Osht trend që i bon njérzt e trént.
Pa e llogarît kushtimin në çmim edhe vet-shkaktim të dhimbjes, bon me pyt: Cili osht motivimi?
– Për M’U DÔK bukur.
Po cili osht nën-motivi?
….okolla uqkurit.
M’duhet me adaptu nji thanje t’nji autori t’njoftun amerikan:
Tentimi m’u dôk bukur jàsht, pa punû thellë mrenda vetës për me nxjêrr bukurîn natyrore, osht si kur t’del mjekrra, edhe m’u çu me rrû pasqyren.
Ri-lexoje edhe njiher kët’ thânje.
….mos e harro shkumën!
Kjo osht ajo që e bôjn, sidomos fémnat, me trendin aktual të kasapitjes trupore. E n’ktô kushte edhe kasapët e bukurîs edhe t’pareve, nuk mungôjn.
Tash m’bjen te motivi: Çdokush dëshiron m’u dôk bukur. Estetika osht natyrshmënî. Po me tentû m’u dôk bukur jàsht, pa punû mrenda osht si me polirat karrocerinë e kerrit pa motorr.
N’fakt, fémnat e tilla kàn dyzinë të çashtjeve personale të pazgjidhuna, prej vétbesimit deri te urrejtja e vetës.
…që m’kthen te Nën-motivi i bukurîs: Okolla uqkurit.
– Knàqësitë e Vërteta jòn të Rezervûme për Njérzt e Vërtêt.
Edhe njiher ri-lexoje thânjen e masipërme.
Njeri sipërfaqësôr lahet n’ûjna të cekëta…..deri te zogu i kâmbës. Derisa ata që punôjn mrénda vetës, kridhen thellësive të bukurive të jetës.
Çdo investim e intervenim sipërfaqësôr bjen sikur ndërtesa pa temel, kur nuk osht pastrû motorri prej bllokadave ndaj bukurisë natyrore.
Krejt ktô bllokada munden me u pastrû lehtësisht me disa seanca.
Atëhér ndoshta ki me vrêjt që s’ka nevôj për vet-shkaktim të dhimbjes, as për bukuri kukulle shitoreje.
Iu dëshiroj përjetim të Vërtêt të jetës.
Lavdû kôft Zoti, Mjeshtri i t’Vërtetës.
Paqe,
Rinoni
Categories: blog
0 Comments