Çkado që t’a merr fokusin, t’a merr energjinë. 

Njérzit zakonisht iu japin fuqi të madhe të tjerëve, t’u pritë që “ata” me ia u zgjidh çashtjet për të cilat jòn t’u vûjt. 

E “ata” menxi s’presin m’u ushqý me energjinë e jûj. Sepse ajo i ngrît e i mbân në pozitë vendim-marrëse – për ju. Në émnin e jûj flasin krejt ata të cilëve ia u dorëzoni besimin e energjinë. Kshtû krijohet nji lòmsh shoqnôr, ku secili interferon në kompetencat natyrore të tjetrit, t’u e çakordû shoqnîn prej mirëqénjës së saj.

Njérzit poashtu mendôjn që komentet para televizorit t’u pi çaj masdarke nuk i involvojnë në ato ûjna. 

Veç me ia bo llafin diçkaje, kyçesh në atë frekuencë. N’fakt çkado që merret me ty e me çkado që merresh, qenjësisht je i/e zânun prej asaj teme. Dmth, po t’kishe qenë i/e lirë, ai moment do t’kish me t’shërby ty, në mënyrën tônde unike, n’vend se ti me çu energji fâl te ata që t’grahin.

Kjo osht shùm e thjêsht, kur e kupton: Nëse nuk ki zgjêdhje çka me mendû edhe qysh me veprû – je i/e grahûn prej programimit që e ki të përbashkët me të tjerët.

Ideja që dikush me fôl n’émnin tônd osht degradimi ma i madh që njêri mundet me ia bô vetës. Osht disrespekti ma i madh që mundesh me ia bo ekzistencës. Po njêrzit jòn keq-msû me kët programim. Edhe kur nji korrupsion i tillë konceptual bôhet normë, shoqnîja bôhet jonormale……………siç e vëreni nga terreni.

Po cila osht zgjidhja?

Në librat e mija, nji prej modeleve unike osht “Modeli i Shoqnîs Funksionale ©”, i cili në bazë, thòt: Shoqnîja osht Shuma e Shùm Rrathëve, e PAK Drejtëzave të Drejtûme. Pra ose kàn me t’sîll, ose ki me sîll dikon rreth budallakîs së përbashkët. Ndërsa varianta të cilën e preferoj: As mos me sîll, as mos me t’sîll kërrkush. Sepse tàn shoqnîja e ka setup-in që me t’pengu, e mundësisht mos me t’lôn me kôn vetja. Rrâtht shoqnôr jòn barrierat e drejtzës që ajo m’i depërtû ato.

Kjo nuk dmth që njêri “me u leçît” me rrâth, po aq m’u pastrû që mos me u ndikû mâ prej tyne. Kjo osht puna e heròjve modern: Çlirimi prej masës, n’mnýrë që me kôn e m’u bo vetja. Osht rrugë e vshtîrë, po që vjen me kuptimin e jetës edhe me zhig-in ekzistencial të zgjidhun.

Atëher, veç ti fôl në émnin tond. Mô kërrkush s’mundet me fôl për ty.

Shpresoj që nuk iu mora energji me këtë shkrim, po le t’shërbejë si nji përkujtues që: Secili lider, nuk mundet me pshtû – as përmasen e vet………leje mô tjerët.

Paqe,

Rinon Hoxha

Mjeshtër i Ndryshimit Personal & Strateg Shoqnôr

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish