Festat fetare m’bôjn me meditû e reflektû për faktin se sa qorrazi njérzit i ndjekin traditat, pa mendû se çka jòn t’u bô edhe pse jòn t’u e bô ato q’i jòn t’u e bô.
T’ia nisim prej Shkrimeve t’Shéjta: Sa prej juve, sinqerisht, e keni studiû e lexû najhere nàj Shkrim t’Shéjt?
– Sa prej juve keni nxjêrr konkluza e përfundime prej Shkrimeve të Shéjta – pa u ndikû prej tjerëve, e veçanërisht Hoxhallârve e Priftave?
Osht marramendës nr. i njérzve që kurr nuk studiôjn ate që pa mendû e veprôjn.
Sakrifica osht dekretû për Profetin Ibrahim, masi që rônd e fòrt osht testu prej ma t’Nâltit Pérenî për përcjelljen e udhëzimeve të Tij.
….po ai o kôn Krye-profet. Bâba i Monoteizmit.
Prandaj, me ‘té mos i shtýni kijet, se osht definicioni i Pa-krahasueshmënîs.
Fakti osht që masat nuk studiôjn, aq ma pak t’mendôjn me krye t’vet për shumicën e çâshtjeve të jetës, veçanërisht çashtjet fetare.
Nëse e don Zotin, edhe don me dëshmû besniknîn ndaj Tij, jòn nji mori gjânash që vijnë shùm ma para motivit të Sakrificës.
E pâra osht, me kôn përgjegjës për negativitetet e Eksperiencës tônde, të jashtme e të brendshme. Ndaj vetes e ndaj botës. Me vetën e me njérzt tjêr.
17:36 Mos fôl për çka nuk ke dijenî. Për Ndëgjimin, Shikimin e Mendjen, Ti ki Përgjegjsî.
Pra nëse deklaron që e beson Zotin, po i ndjêk priftat e hoxhallârt si “autoritete”, qelloja kòn je t’u e besû?!
Çâshtjet jòn shùm t’thjeshta, kur i hjêk pengesat e msitët prej rrugës.
Çkado q’i osht mes teje e Zotit, osht pengesa jote për te drita. E ajo osht pikërisht Tradita.
Paqe, e Lavdû kôft Zoti. Pronari i bôtnave.
Iu dëshiroj përgjegjësi të plotë ndaj shqisave tûja.
Rinoni
0 Comments