Kur dalin njérzit n’piknik, i marrin gjànat me veti. Po zakonisht harrôjn me mârr bërllogin me veti kur t’kthehen. 

Kshtu n’vend se secili me mârr bërllogun e vet e me lôn natyrën pastër, ata flliqin edhe vazhdojnë tutje. 

E njejta osht metafora e përmbajtes personale ndaj asaj shoqnôre. Njérzit jòn shùm ma t’prirun “m’i kâjt dertet” e tjerëve sesa me kqyr mrenda vetës për kontributin e berrllogut personal emocional e shpyrtôr në krejt bërllogun komplet shoqnôr.

Bota osht refleksion i vetës. Ne jemi aty ku e meritôjm me kôn, pa asnji gabim. “Asnji gjeth nuk bjen rastësisht” – kjo thâjne e Fjâlës’ Fundit’ Pérenîs, m’a nâl hapin secilen her kur shoh gjethe vjeshtës t’u ra prej drùnjve.

Në punën që e bôj me klientë, mu nuk m’interesôjn problemet e jûja, sepse me mjaftôjn të mijat. Nuk m’intereson historija jote, sepse e kom témën, nuk m’intereson bagazhi që e ki, sepse merrem me të miat. 

Po atëhér pse m’lypin klientat mu? – Për me gjêt zgjidhje. E zgjidhjet për të cilat iu asistoj  jòn përtej koncepteve e problemeve me të cilat më vijnë. Unë nuk merrem me probleme. Veç me Zgjidhje. Prandaj “Zgjidhja Personale” quhet veprimtaria që e bôj me pasion e qef.

Për probleme i keni të tjerët……….derisa për Zgjidhje osht “Zgjidhja Personale”. Megjithate duhet plotësu nji kusht, e ai osht që klienti duhet me dît: 

  • Çka po don?

Kur e ke të kjartë çka po don, atëhere fillojmë prej aty edhe e gjejmë zgjidhjen të cilën zakonisht nuk e presin. Por rezultatet e tilla, të gjithë i mirëpresin.

Fakti që “asnji gjeth nuk bjen rastësisht” e dëshmon që asgjâ në jetë nuk osht e rastësishtme. Përkundrazi, e investûme e me saktësi e pozicionûme. Rastësija osht tentimi i intelektit me racionalizû të pakuptueshmen.

Prandaj tipat intentektual jòn problem-krijuesit ma të mdhaj në shoqnî. 

N’fakt, kurr nuk kemi pâs ma shùm njérz të shkollûm se sot, edhe rrjedhimisht, kurr nuk kemi pâs ma shùm probleme. Prandaj të tillët merren me probleme, sepse jòn të gatûm prej tyne. Edhe kur flasin për zgjidhje, ajo osht veçse nji problem tjetër i mbështjellun me petkun e zgjidhjes………ky osht paradoksi aktual.

Prandaj në vend se m’u mâr me dynjâ, osht mirë me çêl haubën personale edhe me kqyr n’motorr, n’vend se me polirât karrocerinë.

Për kët punë jòm ùn. Sepse me precizitet e navigôjmë së bashku përmbajtjen që ia nîs me zgjidhje edhe e zgjîdh çdo lidhje. 

Pra nëse secili kish me mârr e me mblêdh bërrllogun personal, pastër do t’kish me mbêt secili mal.

Paqe,

Rinon Hoxha

Categories: blog

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish